Ballina OPINIONE Negociatat-qëndrimi i shqiptarëve kundrejt BE-së dhe anasjelltas

Negociatat-qëndrimi i shqiptarëve kundrejt BE-së dhe anasjelltas

254

Shqipëria duke lënë pas një të kaluar të mundimshme komuniste, nisi rrugëtimin e saj drejt përëndimit. Me një capitje tëkalamendur, me shumë vështirësi në itinerarin e saj evropian ,prapëseprapë ajo mbërriti në pragun e shtëpisë së madhe evropiane te njohur si Bashkimi Evropian. Kjo e fundit, e refuzoi me një numër anëtarësh tësaj, nga të cilët, më së shumti ra në sy refuzimi i Francës. Kjo la të nënkuptohet se BE nuk është një han ku mund të hysh e të dalësh kur tëduash, por është më shumë si një mansion i blinduar me një thurimë kushtesh ekonomike e socioekonomike të cilat duhet të kapërcehen e përmbushen që të fitosh akses në të. Kështu duhet ta kenë parë shumë shtete para nesh si Rumania, Bullgaria, Kroacia etj. që sot janë pjesë e saj.Mirëpo, refuzimi i para ca ditëve që iu bëShqipërisë, ishte mëipazakontë, ishte jo-unanim dhe duke shtuar ketu Jo-në e Francës, mori konotacion krejt tjetër.

Është e njohur aksioma se vetëdija historike e një populli për të kaluarën forcohet kur është e pakënaqur me të tanishmen dhe vendimi atavik e i njohur i Francës kundrejt Shqipërisë ndërmendi vegime të ethshme të sëshkuarës, ku nëpër konferenca të ndryshme kishim qenë shpesh në menynë e tavolinave ovale diplomatësh e krerësh të ndryshëm shtetesh, e ku në të cilat rolin më të madh antishqiptar e kishte luajtur Franca.

Në këte frymë , prapa kësaj shtrese parimore kërkesash e kushtesh , nëpërduket një shtresë tjetër , aspak parimore venomesh të pashkruara që në thelb kanë substancë ksenofobike , albanofobike dhe islamofobike.

Ndryshe nga shumë analistë ,gazetarë , politikan  e profesorë që pa një , pa dy u ndërsyen mbi popullin dhe kryeministrin Rama , duke e quajtur këtë të fundit si sharlatan të pandergjegjshëm e joserioz dhe duke u shfryer si zakonisht mbi popullin me klishe të njohura se gjoja shqiptarët janë parak patriarkal , seksist e të pamoderuar dhe se ende nuk janë pjekur si shoqëri që ti bashkohen Evropës , unë do të “blasfemoja” duke e lënë fajtor faktorin Evropë.

Tek shumica në trojet shqiptare përfshirë edhe elitat politike ekziston një si mani që nuk pranon asnjë opsion tjetër pervec BE-së. Ky pasion përvec të tjerash vjen edhe nga bindja se ekzistimi I këtij projekti evropian është I gjithmonshëm gjë që iu ka terratisur ration dhe duket sikur nuk po iu kushtojnë vëmendjen e duhur ndodhive të fundit shqetësuese përbrenda bashkësisë evropiane. Paknaqësitë e popujve evropian, dobësimi I liderëve evropianist , antagonizmat mes shteteve , ngritjet e shpejta të partive euroskeptike janë vetëm disa prej tyre. Pra, në këtë reliev politik e gjeopolitik që po ndryshon shpejt, shqiptarët duhet ta kenë një plan rezervë, një zgjidhje alternative e cila kohëve të fundit po përflitet si plani B.  Shqiptarët në qoftë se zgjedhin të konsultohen me historinë (gjë të cilën duhet ta bëjnë patjetër), ajo nga sirtari I saj mund t’iu nxjerrë precedentë tëmjaftueshëm, ku pas komplikimeve të tilla si këto tash , I ka lënë në dorë të fatit. Prandaj, nëncmimi I vetvetes përballë glorifikimit moral të BE-së dhe portretizimit të saj engjëllor nuk na shërben as ne e as të ardhmës tonë evropiane.