Ballina KOMUNA Anton Quni: Vota e parë për Vjosën, e dyta për Fetah Rudin

Anton Quni: Vota e parë për Vjosën, e dyta për Fetah Rudin

562

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim në ku strukturat e degës së LDK-së në Malishevë, kanë vazhduar takimet me nëndeget Astrazup, Dragobil, Maxharrë, Shkozë e Janqist.

Në këtë tubim, Anton Quni i ka dhënë mbështetje të madhe kandidatit nga Malisheva, Fetah Rudit.

Ai në një deklarim ka thënë para qytetarëve se vota e parë për Vjosën dhe se e dyta për Fetah Rudin.

Në këtë tubim, të pranishëm përveç Anton Qunit, ishin edhe Haxhi Avdyli, Hatim Baxhaku, Enver Krasniqi dhe kryetari degës së Fushe Kosovës, Fadil Krasniqi.

Kujtojmë se, Fetah Rudi, simboli i rezistencës në LDK është në listën e LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit, dhe do ta mbaj numrin 95.