Ballina SPORT Zbulohet pse ndodhi gafa me himnin shqiptar, në ndeshjen Francë- Shqipëri

Zbulohet pse ndodhi gafa me himnin shqiptar, në ndeshjen Francë- Shqipëri

46

Ajo që pritej të ishte një çelje e zakonshme e ndeshjes Francë-Shqipëri u shndërrua në një seri çastesh të sikletshme, ku pasi u luajt himni i Andoras në vend të atij të Shqipërisë, gafa u pasua edhe gjatë ndjesës së bërë nga organizatorët, të cilët aksidentalisht i kërkuan falje Armenisë.

Sipas medias franceze RMC Sport, ngatërresa në fjalë ndodhi nga ana e kompanisë së Federatës së Futbollit Francez, e cila qe përgjegjëse për organizimin  e ndeshjeve.

Nisur nga burimet e RMC Sport, në email u dërgua dy himne, për shkak se Franca pritet të luajë edhe me Andoran më 10 shtator.

Përsa i përket kësaj ndodhie, përpos FFF-së reagoi edhe vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili i kërkoi ndjesë të thellë kryeministrit Rama.