Ballina KOMUNA Hoti: Mirë se vini, bashkatdhetarë! Kontributi juaj i jashtëzakonshëm!

Hoti: Mirë se vini, bashkatdhetarë! Kontributi juaj i jashtëzakonshëm!

382

Kryetari i LDK-së në Malishevë, Bajrush Hoti, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë t’i urojë mirëseardhje bashkatdhetarëve të Komunës së Malishevës në vendlindjen e tyre.

Hoti ka shfrytëzuar rrjetin e tij social për t’i uruar bashkatdhetarët që gjatë këtyre ditëve qendrimi të kalojnë sa më shumë momente të mira me familjet e tyre.

Ja postimi i plotë i Hotit:

Të nderuar bashkëatdhetar,

Në emrin tim, të anëtarësisë së gjerë të LDK-së dhe Qytetarëve të Komunës së Malishevës ju që tani veq jeni në tokë të Kosovës ju dëshirojë mirëseardhje , ju që jeni rrugës për vendlindje rrugë të mbarë e mirësevini në familjet tuaja, ju përshëndes të gjithëve dhe ju dëshirojë që të kaloni sa ma mirë në vendlindje me të afërmit tuaj.

Kontributi juaj për vendin është i jashtëzakonshëm prandaj kemi obligim ndaj jush që në këto ditë vere pushimi, të ju dhurojmë kënaqësi familjare, vllazërore e miqësore .

Me respekt Kryetari i Degës së LDK-së

Bajrush Hoti.