Ballina LAJME Mendurim Hoti, djaloshi nga Malisheva shkruan historinë e futbollit kosovar!

Mendurim Hoti, djaloshi nga Malisheva shkruan historinë e futbollit kosovar!

643

Quhet Mendurim Hoti dhe ka lindur në Malishevë, por nga sot ka shkruar historinë e futbollit kosovar, pasi bëhet lojtari që shënon golin më të shpejtë në Kupat e Europës. 

Futbollistit 23 vjeçar të Feronikelit, që sezonin e shkuar realizoi 11 gola dhe dha 5 pasime për gol, i kanë mjaftuar 3 minuta lojë për të realizuar golin më të shpejtë në kompeticionet europiane për ekipet kosovare, edhe pse vetëm këto dy vitet e fundit FFK ka marrë “dritën jeshile” për përfaqësim në Europë.

Hoti luan me Feronikelin prej disa vitesh, teksa ka pasur edhe një eksperiencë 1 vjeçarë në Shqipëri, me Teutën e Durrësit. Hoti ka debutuar me kombëtaren e Kosovës U-21, dy vite më parë. Ai ka nisur hapat e parë pikërisht në Prishtinë, ku po luan sonte (2 Korriku). Hoti ka realizuar golin e parë europian të Feronikelit në historinë e klubit.