Ballina KOMUNA Haradinaj: Të rinjë të zot nga Malisheva iu bashkuan AAK-së

Haradinaj: Të rinjë të zot nga Malisheva iu bashkuan AAK-së

1217

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot në Malishevë iu bashkuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhjetëra aktivist, përcjell “Bota sot”.

Kryeministri Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se të rinjë të zot, kuadro profesioniste, sipërmarrës dhe asamblistë të Kuvendit Komunal të kësaj komune dhe me biografi të pasur, vendosën t’i bashkohen vizionit të AAK-së

Ndryshe, kjo është bërë e ditur edhe në një konferencë për medie, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan dhjetëra aktivistë nga rajoni i Malishevës. Të rinjë të zot, kuadro profesioniste, sipërmarrës dhe asambleistë të Kuvendit Komunal të kësaj komune dhe me biografi të pasur, vendosën t’i bashkohen vizionit të AAK-së dhe ta vazhdojnë aktivitetin e tyre politik, në interes të vendit nga vijnë, por edhe gjithë Kosovës.
Mirë se erdhët në familjen tonë!RH