Ballina LAJME Vjen kërkesa e parë për shuarjen e tifo-grupit “Rriqnat”

Vjen kërkesa e parë për shuarjen e tifo-grupit “Rriqnat”

674

Ditë më parë, në mesin e shumë grupeve të tifozëve të klubeve të ndryshme sportive në Kosovë tani ka hyrë edhe grupi “Rriqnat”, që i mbështesin klubet nga Malisheva.

Por, nuk kaluan shumë ditë nga themelimi i këtij tifo-grupi, dhe menjëherë ka ardhur edhe kërkesa e parë për shuarjen ose ndryshimin e emrit të këtyre tifozëve.

Është ish-asamblisti, Rifat Mazreku, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë këtë kërkesë. Madje, ai ka thënë se ky emër është i njëjtë sikur “Tigrat e Arkani”.

“Është e barabartë si me bart emrin famëkeq “Tigrat e Arkani”, sepse në esencë janë të njëjtë, janë vrasës të bashkëqytetarëve tanë”, shkruan mes tjerash Mazreku.

Mirëpo, zyrtarët e Nismës Socialdemokrate heshtën edhe kur u kërkua ndryshimi i emrit të tifo-grupit “Çelikët”, dhe kërkesa e madhe e qytetarëve të Malishevës për ta pasur “Tornado”, këta zyrtarë heshtën në mënyrë absolute me këtë kërkesë serioze, madje disa prej tyre edhe e përqeshen.

Ndërsa, gjithashtu kujtojmë se “Çelikët” deri më tani ishin inegzistent, dhe nuk e gjetën për asnjë moment përkrahjen e askujt, përveç të anëtarëve të kësaj partie, dhe drejtorëve komunal në Malishevë.

Për këtë, mediumi Malisheva Magazine kishte krijuar edhe një sondazh, nga ku doli se 69 për qind ishin që tifozeria të quhej “Tornado”, ndërsa vetëm 29 për qind prej tyre votuan për “Çelikët”.

Se cili do të jetë reagimi, i tifo-grupit “Rriqnat” pas kësaj kërkese mbetet për tu parë.

Por, në fund përgëzojmë tifozerinë “Rriqnat” për atmosferën fantastike të krijuar në ndeshjen Malisheva-Liburni, ku përkundër humbjes 3-7, kjo tifozeri nuk u ndal për asnjë moment.