Ballina KOMUNA Malishevës i shtohet edhe një tifo-grup, me emrin “Rriqnat”

Malishevës i shtohet edhe një tifo-grup, me emrin “Rriqnat”

540

Në mesin e shumë grupeve të tifozëve të klubeve të ndryshme sportive në Kosovë tani ka hyrë edhe grupi “Rriqnat”, që i mbështesin klubet nga Malisheva.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tyre në Facebook, tifo-grupi “Rriqnat” bëri të ditur se për herë të parë do të jetë në tribuna për ta mbështetur klubin e Malishevës.

Ndeshjen e parë me mbështetës, Malisheva e zhvilloi dje kundër FC Liburnit, në palestrën sportive “Habib Zogaj” në Malishevë.

Këtë ndeshje kthyese të play-offs, Malisheva e humbi me rezultat 3:7.