Ballina LAJME Bajrush Hoti zgjidhet Kryetar i Degës së LDK-së në Malishevë

Bajrush Hoti zgjidhet Kryetar i Degës së LDK-së në Malishevë

853

Bajrush Hoti është zgjedhur Kryetar i Degës së LDK-së në Malishevë. Ai ka thënë se ndihet shumë i nderuar me besimin e anëtarëve të LDK-së për të udhëhequr me këtë degë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka falënderuar gjithë anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kontributin e dhënë në zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i LDK-së në Malishevë.

Me votën e delegatëve të pranishëm u zgjodha kryetar i Degës së LDK-së në Malishevë.

Falenderoj të gjithë të pranishmit për përkrahjen e dhënë.

Bashkë drejtë fitoreve të reja!