Ballina AKTUALE Nuhi Bytyçi ftohet nga Gjykata Speciale

Nuhi Bytyçi ftohet nga Gjykata Speciale

218

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ish-gazetarit të njohur, Nuhi Bytyçi.

Ish-gazetari i njohur, Nuhi Bytyçi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmi.net, merr vesh se Bytyçi është ftuar ditë më parë nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Kujtojmë se Bytyçi ka qenë gazetar në kohën e luftës së fundit në Kosovë.

Po ashtu vlen të theksohet se Bytyçi ditë më parë në ambientet e ambasadës së Kosovës në Zvicër, ka bërë edhe promovimin e librit të tij, të titulluar “Libri i Luftës”.