Ballina KOMUNA Malishevë: Njeriu që i qëndroi besnik për gati 30 vjet LDK-së, bëhet...

Malishevë: Njeriu që i qëndroi besnik për gati 30 vjet LDK-së, bëhet pjesë e AAK-së

967

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se në parti do të aderojë një nga aktivistët më lojal të LDK-së.

Fazli Kastrati, i cili për 29 vite i ka qëndruar afër LDK-së në Malishevë, tani së bashku me disa kolegë të tjerë si duket kanë vendosur t’i bashkohen AAK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, i cili ka paralajmëruar informata të tjera të mërkurën në ora 20:00.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt pa ndërhyrje:

Një kafe me njërin ndër aktivistat më të dalluar të LDK-së në komunën e Malishevës e më gjerë.
Së shpejti do t’i bashkojmë rrugët tona.

Respekt për Fazli Kastratin dhe shokët e tij që vendosën të rrugëtojmë bashkë. Të mërkurën në ora 20:00 do ketë edhe informata tjera.

Fazliu së bashku me rrethin e tij për plot 29 vite i qëndroi besnik frymës Rugoviane.

Respekt e na priftë e mbara.

DH