Ballina SPORT Magjia e Messit e papërballueshme për Liverpoolin, Barcelona me njërën këmbë në...

Magjia e Messit e papërballueshme për Liverpoolin, Barcelona me njërën këmbë në finale

24

Barcelona ka regjistuar një fitore briliante si nikoqir i Liverpoolit, me rezultat 3-0, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League, të mërkurën mbrëma.

Ishte thjesht një paraqitje e jashtëzakonshme nga gjeniu i futbollit, Lionel Messi, i cili nuk pati të ndalur.

Fillimisht, Luis Suarez kaloi në epërsi katalunasit, duke shënuar në minutën e 26-të, transmeton Periskopi.

Pas këtij momenti, spektakli ishte i garantuar për Messin.View image on Twitter

View image on Twitter


Superylli argjentinas mori në dorë ndeshjen, duke dribluar, vrapuar e shënuar kundër një Liverpooli, i cili u duk se kishte ide si të ndalte pesë herë “Topin e Artë”.

Ai fillimisht dyfishoi epërsinë e Barcës në minutën e 75-të, nga topi i kthyer nga shtylla, derisa perlën e tij e realizoi në minutën e 82-të, duke shënuar një gol thjesht të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

Nga një distancë e konsiderueshme, ai qëllon qoshen e epërme të portierit, Alisson, i cili nuk pati asnjë gjasë ta mbronte atë.

Pas kësaj fitore, Barca prek finalen me njërën këmbë, para ndeshjes së kthimit në “Anfield”. /Periskopi.com/