Ballina KOMUNA Ngordhja e peshqve në Mirushë: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, ka një thirrje

Ngordhja e peshqve në Mirushë: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, ka një thirrje

199

Vetëm dhjetë muaj pasi kishte ndodhur një ngordhje masive e peshqve në lumin Mirusha, e njëjta situatë është përsëritur, por në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit Mirusha, përkatësisht në kanionin dhe Ujëvarat e Mirushës.

Pas këtij rasti ka reaguar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me ç’rast u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë mjedisin dhe të mos e ndotin atë.

Në njoftimin e bërë nga IKSHP-ja thuhet se në Ujëvarat e Mirushës janë gjetur sasi të mëdha të peshkut të ngordhur, dhe që ky indikator flet për ndotjen e mjedisit dhe ujit.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën apel që qytetarët ta ruajnë mjedisin sepse ndotja e mjedisit që po shkaktohen përditë sjellin dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis. Ruajeni mjedisin ku jetoni duke mbrojtur dhe duke ricikluar. Në Ujëvarat e Mirushës në pjesën e poshtme të lumit Mirusha janë gjetur në sasi e madhe e peshkut të ngordhur! Ky indikator flet për ndotjen e mjedisit dhe ujit! Mos e helmoni mjedisin Tuaj!”, thuhet në komunikatë.