Ballina LAJME Kurti: Koalicioni Vetëvendosje dhe LDK, shpëtim për Kosovën

Kurti: Koalicioni Vetëvendosje dhe LDK, shpëtim për Kosovën

122

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tashmë partinë politike që ai e drejton dhe LDK-në po e sheh si mundësinë e vetme për shpëtimin e Kosovës.

Ai në T7 ka thënë se koalicioni me LDK-në do të shpëtonte Kosoven.

“Unë besoj që koalicioni LDK-VV e shpëton Kosovën, por tash nuk jemi atje”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se nëse LDK do t’i bashkohej protestave për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, ose edhe ajo do t’i organizonte, sipas tij vendi do të shkonte në zgjedhje prej kohësh.

“Unë jam i bindur që LDK do të na bashkohej në protesta ose edhe ajo do t’i organizonte qeveria do të binte. Kështu siç po shkon Vetëvendosja dhe qytetarët, do shkon më ngadalë, por është çështje muajsh [rrëzimi i qeverisë v.j]”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu i pari i VV-së ka treguar se ai është duke i ruajtur kontaktet me Isa Mustafën.

“Jemi duke mbajtur kontaktet ende me LDK-në. Konjufca me Avdulla Hotin e unë me Isa Mustafën”, ka deklaruar Kurti.