Ballina AKTUALE Bekë Berisha i ‘bie pishman’, thotë se nuk i pi 50 kafe...

Bekë Berisha i ‘bie pishman’, thotë se nuk i pi 50 kafe në ditë, por 6. Ka një ftesë interesante!

246

Deputeti nga radhët e AAK-së Bekë Berisha, ka bërë “bum” ditën e djeshme ku shihet gjatë një xhirimi duke thënë se për një dite i pi 50 kafe.

Deputeti përmes kësaj videoje është shëndrruar në humor atraktiv tek shumica e ndjekësve në facebook. 

Të enjten deputeti Berisha i tha Ballkani.info se xhirimin dhe deklaratën për pirjen e 50 kafeve në ditë e ka bërë më shumë për “Fun-Argëtim” sesa që qëndron një fakti i tillë. 

“Më shumë se 6 kafe në ditë unë nuk i pi asnjëherë. Dhe ajo që kam thënë të mërkurën kinse i pi 50 kafe në ditë ka qenë më shumë për lojë”, ka pohuar Berisha. 

Menjëherë pas publikimit të videos së deputetit me shumë kafe në tavolinë, një i ri nga Ferizaj u deklarua se e sfidon deputetin Berisha.

I riu shihet në video duke pirë shumë kafe.