Ballina KOMUNA Ankohet fermeri nga Malisheva, thotë se nuk po ndihmohet nga komuna

Ankohet fermeri nga Malisheva, thotë se nuk po ndihmohet nga komuna

576

Një familje nga Malisheva, e cila merret me rritjen dhe kultivimin e gjedheve po e lë fajtor komunën, për ngordhjen e disa krerëve lopë. Kjo pasi që, familja Begaj thotë se asnjëherë nuk kanë marrë asnjë grant si ndihmë. E në Komunë, po e thonë të kundërtën.

Punën me kafshë e kanë pasion. Megjithatë mirëmbajtjen e tyre po e kanë të pamundur. Familja Begaj nga komuna e Malishevës, kanë tridhjetë krerë lopë, por hapësira e stallës nuk mjafton.

Si pasojë e hapësirës së vogël, Qamili pretendon se i ngordhi njëra nga kafshët.

Madje, këtë thotë se e vërtetoi edhe veterinari.

Qamil Begaj thotë se aplikoi disa herë në komunën e Malishevës, për të marrë subvencione për një stallë, megjithatë sipas tij, për arsye politike kjo kërkesë iu refuzua.

Pullazi ku qëndrojnë kafshët është i dëmtuar njësojë si edhe hapësira ku ato qëndrojnë.

Sipas tij Begajt, për shkak të kushteve, u detyrua që vetëm gjatë kësaj periudhe, t’i shesë disa lopë.

Por një version krejtësisht tjetër, kanë zyrtarët nga Komuna e Malishevës.

Sipas tyre, mungesa e kushteve më të mira në stallë, është si pasojë e arsyeve personale të Begajt.

Madje këto akuza ata po i quajnë të orkestruara.

E nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, po thonë se nga Komuna janë keqpërdorur vazhdimisht fondet për bujqësi.

Zogaj arsyeton kërkesat e Qamil Begajt, duke thënë se si pasojë e injorimit të kërkesave të tij ndaj komunës, ka pasuar edhe me ngordhjen e kafshëve.