Ballina LAJME Molliqaj: Nesër do i qes krejt faktet që Konjufca ka qenë pjesë...

Molliqaj: Nesër do i qes krejt faktet që Konjufca ka qenë pjesë e SHIK’ut

162

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se nesër gjatë seancës të Kuvendit do t’i qesë krejt faktet se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK’ut për një vit.

‘’Nesër nëse ka seancë, dhe caktohet si pikë e rendit të ditës, unë do të them të vërtetën time për këtë cështje. Jam i interesur që nesër ta kem personin në fjalë për të cilin flitet. Nesër. Nuk them asgjë të pavërtetë’’, ka thënë Molliqaj sonte në DPT, transmeton Periskopi.

Tutje Molliqaj ia ka ripërsëritur Konjufës se nuk do të mund ta shpëtojë askush nga kjo e vërtetë.

‘’Unë i kam thanë që as Gjykata, as Kadrushi e as Burdushi nuk mund të të shpëtojë prej kësaj të vërtete. Ka mujt me zgjidhë këtë problem e me pranu. Nesër do të japë argumente të mjaftueshme’’.

Kujtojmë që Konjufca e kishte quajtur shpifje duke paralajmëruar edhe padi ndaj Molliqajt.