Ballina RETRO Video e rrallë e vitit 1993: Feriz dhe Ali Krasniqi – ‘Retë...

Video e rrallë e vitit 1993: Feriz dhe Ali Krasniqi – ‘Retë e zeza e mbulun qiellin’

239

Feriz Krasniqi, i cili për shumë kohë ka kënduar së bashku me Salih Krasniqin, ka lindur në vitin 1927 në fshatin Drenoc të Malishevës.  

Feriz Krasniqi ka ndërruar jetë në maj të vitit 1999 në malet e Damanekut, në mesin e popullatës së zhvendosur, në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, edhe pse i moshuar dhe i sëmurë nuk pranoi të largohet nga Kosova, lirisë të së cilës i kishte kënduar më tepër se 50 vjet.

Në vazhdim ju sjellim një video të rrallë ku shihet i madhi Feriz Krasniqi me këngëtarin tjetër nga Malisheva, Ali Krasniqin.