Ballina SPORT Malisheva kërkon fitore në nismë të kapitullit të ri

Malisheva kërkon fitore në nismë të kapitullit të ri

132

Malisheva kërkon përkrahje sa më të madhe nga adhuruesit e saj. Pas fitorës së madhe ndaj Rahovecit, gjasat për malishevasit janë bërë tejet të mëdha për inkuadrimin e saj në Ligën e Parë.

Malisheva sot do të përballet me Dushkajen.

Ndryshe, dueli i parë në këtë edicion i zhvilluar në stinorin vjeshtor ndërmjet Malishevës dhe Dushkajes kishte përfunduar me fitoren e Dushkajës. 

Ndeshja Malisheva – Dushkaja nis në ora 15:00, në stadiumin “Liman Gegaj”. /MM