Ballina M'THE T'THASH U largua nga emisioni i Ermalit, Kejvina: Më mungon…

U largua nga emisioni i Ermalit, Kejvina: Më mungon…

112

Kanë kaluar disa javë që kur velina e ‘Xing me Ermalin’, Kejvina Kthella, u largua nga emisioni.
Mirëpo, mesa duket edhe pse kaq pak kohë nga largimi, Kejvina ka filluar të ndjejë mall për emisionin.

“A të mungon Xing me Ermalin? A të mungon dashuria e publikut dhe a të mungojnë sfidat?’, e ka pyetur njëri nga ndjekësit në Instastory.

“Normale që më mungon. Do më mungoj gjithmonë, kam punuar me stafin më cool në Klan. Edhe publiku më mungon shumë, sidomos kur qeshnim sa herë hyja unë në skenë se prisnin gafat e mija edhe unë nuk i zhgënjeja kurrë”,është përgjigja e Kejvinës.

Ndryshe, shumë shpejt do ta shohim Kejvinën në një televizion të madh italian.