Ballina SPORT Zenelit i pëlqejnë thashethemet që e lidhin me Fenerbahcen

Zenelit i pëlqejnë thashethemet që e lidhin me Fenerbahcen

SHPËRNDAJE

Arbër Zeneli ka folur për interesimin e skuadrës turke, Fernerbahce, për shërbimet e tij.


Sulmuesi 23-vjeçar po kalon në formë të mirë këtë sezon me skuadrën holandeze, Heerenveen.

Përveç kësaj, Zeneli po shkëlqen edhe me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, duke shënuar shumë gola dhe dhënë asistime për bashkëlojtarët.

Paraqitjet e tij të mira me skuadrën dhe Përfaqësuesen kanë bërë që Zeneli të behet emër i lakuar në afatin kalimtar, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave, Zeneli pëlqehet shumë nga gjiganti turk, Fenerbahce, të cilët kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Për këtë ka folur edhe vet sulmuesi i Kosovës, i cili ka thënë se ka dëgjuar për interesimin e turqve dhe se ky është një nder i madh për të.

“Kam dëgjuar se për shërbimet e mia po interesohet Fenerbahce”.

“Të lidhet emri im me një gjigant turk është një nder i madh për mua”, ka thënë Arbër Zeneli.

Ndryshe, Zeneli ka shënuar tre gola dhe tetë asistime te Heerenveeni, ndërsa me Kosovën ka shënuar gjashtë herë në 15 paraqitje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.