Ballina LAJME Krahasim: Mjetet luftarake serbe dhe ato amerikane që do t’i dhurohen Kosovës...

Krahasim: Mjetet luftarake serbe dhe ato amerikane që do t’i dhurohen Kosovës (FOTO)

SHPËRNDAJE

Me 14 dhjetor, Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK) pritet të transformohen në Ushtri.

NATO dhe Bashkimi Europian(BE) kanë kritikuar këtë synim të Qeverisë së Kosovës, poqë ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë e ka përkrahur transformimin e FSK-së në Ushtri, raporton Ballkani.info.

Ballkani mbetet zonë shumë e tensionuar. Luftërat ballkanike në fillimin e shekullit XX dhe më pastaj lufta 1991-1999 fuqizuan edhe më shumë nacionalizmin destruktiv – botëkuptim që karakterizon Gadishullin e Ballkanit.

Serbia ka armatim të madh ushtarak. Ushtria serbe konsiderohet si njëra ndër ushtritë më të fuqishmë në Ballkan. Por, në rast ndonjë destabilizimi; a do të ketë Kosova mundësi vetmbrotje?

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli në vizitën e tij në SHBA është parë brenda mjeteve ushtarake që SHBA pritet t’i dhurojë Kosovës pas transformimit të FSK-së në Ushtri. /Ballkani.info

Mjetet luftarake serbe

Mjetet luftarake amerikane tw cilat do t’i dhurohen Kosovws

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.