Ballina LAJME Thaçi veçohet edhe nga protokolli amerikan, sërish përkrah liderëve më të fuqishëm...

Thaçi veçohet edhe nga protokolli amerikan, sërish përkrah liderëve më të fuqishëm botërorë (Foto)

SHPËRNDAJE

Ishte bërë shumë zhurmë kundër protokollit francez, kur në pritjen për 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, presidentin Thaçi e kishin vendosur përkrah liderëve më të fuqishëm botërorë.

Këtë çështje e kishin tematizuar edhe vetë mediat botërore, pas reagimeve me hatërmbetje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Por, të njëjtën gjë e bëri dje edhe protokolli amerikan.

Madje, për protokollin amerikan, presidenti Thaçi ishte më me prioritet edhe se vetë princi Charles i Britanisë së Madhe.

Protokolli amerikan Thaçin e kishte vendosur përkrah kancelares Merkel dhe për ulësen e tij, siç shihej në disa fotografi të publikuara dje, ishte përkujdesur vetë ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Në ceremoninë mortore për ish-presidentin amerikan George H.W. Bush morën pjesë mbi 100 liderë botërorë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.