Ballina KOMUNA Stadiumi i qytetit në Malishevë do të përurohet më 8 dhjetor

Stadiumi i qytetit në Malishevë do të përurohet më 8 dhjetor

20

Stadiumi i qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë, do të përurohet këtë të shtunë, me datë 08.12.2018, duke filluar në ora 11:00.

Në ceremoninë e përurimit të stadiumit, krahas strukturave komunale të Komunës së Malishevës, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga niveli qendror, qeveritarë, kuvendarë, sportistë dhe zyrtarë të tjerë. Po ashtu, në këtë ditë, do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore e KF “UV Malisheva”.

Agjenda:
Ora: 11:00 – Fjalimet e rastit
Ora: 11:15 – Ceremonia e prerjes së shiritit
Ora: 11:30 – Ndeshja miqësore