Ballina LAJME A po bëhet pjesë e delegacionit të Hashim Thaçit edhe publicisti Veton...

A po bëhet pjesë e delegacionit të Hashim Thaçit edhe publicisti Veton Surroi

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar me publicistin Veton Surroi dhe përfaqësuesin e shoqërisë civile, Luan Shllaku, me të cilët ka diskutuar rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka treguar se edhe Surroi edhe Shllaku kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë në procesin e dialogut final me Serbinë.

“Me publicistin Veton Surroi dhe njërin prej përfaqësuesve të shoqërisë civile, Luan Shllaku, këmbyem mendime për procesin e dialogut me Serbinë. Në këtë fazë të dialogut, faktori politik duhet ndërtuar koncencus për një platformë, që e definon pozicion e qartë të Kosovës në këtë proces. Mirëpres iniciativen e dy njohësve të rrethanave politike në vend dhe rajon, për të mbështetur procesin e dialogut final, si interes strategjik i Kosovës, për të cilin është e domosdoshme gjithëpërfshirja”, ka shkruar Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.