Ballina LAJME Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën, kërkohet liberalizimi i vizave

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën, kërkohet liberalizimi i vizave

SHPËRNDAJE

Sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian është miratuar Rezoluta e përgatitur nga raportuesi Igor Šoltes.

Gjatë diskutimeve të vonshme mbrëme, seanca plenare ftoj për heqjen e tarifes 100%, normalizimin e marrëdhenieve, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa i përket tarifës 100%, Komisionieri Hahn tregoi qëndrim të prerë: “Vendosja e tarifave ka shkel CEFTA-në dhe është në kundërshtim me frymën e MSA-së. Menjëhere të shfuqizohet. Shpejtësia e reformave Evropiane është shumë e ngadaltë.”

Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisionieri Hahn tha: “Qëndrojmë mbrapa vlerësimit që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”.

Ndërsa, në emer të Këshillit të BE-së, Sekretarja e Shtetit e Austrisë. Znj. Karoline Edtstadler tha : “Keshilli është duke shqyrtu propozimin për liberalizimin e vizave, dhe nuk kemi ndonjë afat para nesh. Sidoqoftë, përgjegjesia është mbi Kosoven që të vazhdojnë reformat”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here