Ballina LAJME Ministria e Arsimit ndalon përdorimin e telefonit në proces mësimor

Ministria e Arsimit ndalon përdorimin e telefonit në proces mësimor

SHPËRNDAJE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se sot ka nënshkruar vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor.


Sipas ministrit, mësimdhënësit dhe nxënësit e kanë të ndaluar përdorimin e telefonit në të gjitha institucionet e arsimit para universitar.

“Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit para universitar në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Bytyqit në “Facebook”.

Në këtë komunikatë është thënë se për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.