Ballina LAJME Kosova kërkon nga Serbia që t’ia dorëzojë Radojiçiqin

Kosova kërkon nga Serbia që t’ia dorëzojë Radojiçiqin

SHPËRNDAJE

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka kërkuar nga ana e Brukselit dhe shteteve të Kuintit që t’i bëjnë presion Beogradit për të dorëzuar siç e ka quajtur ai ‘të akuzuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Kosovë Milan Radojiçiqin’.

Me anë të një postimi në profilin e tij personal në ‘Facebook’, Zeka ka thënë se Serbia nuk duhet të përkëdhelet por të shihet i barabartë me shtete të tjera e edhe me Kosovën.

“Se çfarë ndikimi ka mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL tregon edhe fakti i fundit ku Milan Radojqiqi me dokumentacion të Kosovës por edhe shtetas i Kosovës kalon në serbi dhe nuk kemi kurrfarë reagimi ndërkombëtar. Unë nuk po prejudikoj vendimin e Gjykatës në Kosovë megjithatë mbete i dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka shkruar Zeka.

Sipas tij, Brukseli duhet të bëjë presion që Milan Radojçiq t’i kthehet organeve të drejtësisë së Kosovës.

“Absurditeti më i madh është kur një qytetar i Kosovës siç është Millan Radojçiqi të merret në pyetje nga organet e drejtësisë së Serbisë. Habit fakti se si nuk pati as edhe një reagim për mbrojtje të rendit dhe ligjit e po ashtu edhe për luftimin e krimit të organizuar por edhe njerëzve të dyshuar për vrasje çfarë është Radojçiqi. Efektet e mos anëtarësimit në Interpol po shihen edhe në këtë rast”, ka shkruar Zeka.

Zeka ka ri-theksuar kërkesën e tij që Serbia të kthej në Kosovë të gjithë ata persona të cilët dyshohen për vrasje.

“Para ligjeve të Kosovës të gjithë janë të barabartë. Shtrohet pyetja mbi çfarë baze juridike Serbia mban të akuzuarin dhe shtetas të Kosovës në shtetin e saj dhe presidenti i Serbisë tregon për pafajësinë e tij. Ky është absurdi i llojit të vet”, ka shkruar në fund Zeka.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, është në kërkim nga ana e policisë nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ditë më parë policia në një aksion në lidhje me të njëjtin rast, ka arrestuar katër persona të dyshuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here