Ballina SPORT Falcao lë hapur mundësinë e rikthimit te Atletico Madridi

Falcao lë hapur mundësinë e rikthimit te Atletico Madridi

SHPËRNDAJE

Radamel Falcao mbrëmë me Monacon u ballafaqua me ish skuadrën e tij, Atletico Madridin teksa “Los Colchoneros” fituan 2-0 dhe eliminuan nga kompeticionet europiane klubin nga Principata.

Kontrata e Falcaos te Monaco përfundon në fund të këtij sezoni, kurse në kryeqytetin spanjoll realizoi 70 gola në 91 paraqitje.

Kolumbiani u fut në lojë në pjesën e dytë gjersa humbi një penallti në minutën e 83-të, ndërsa në përfundim të ndeshjes nuk e përjashtoi opsionin e rikthimit te Atletico.

“Nuk i dihet të ardhmes, sigurisht se Atletico do të jetë përgjithmonë në zemrën time. Nuk e di se çfarë do të ndodh kur të më përfundojë kontrata me Monacon. Unë gjithmonë do ta mbështes Atleticon dhe kisha ndjesi të përziera gjatë ndeshjes, pritja e tifozëve ishte e mrekullueshem”, tha Falcao.

32 vjeçarit para ndeshjes iu dhurua një pllaktë me fanellën e Atletico Madridit, gjersa me klubin spanjoll ka fituar 3 trofe, Europa Leaguen, Super Kupën e Europës dhe atë të Spanjës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.