Ballina MAGAZINE Dua e bën të dashurin të flasë shqip!

Dua e bën të dashurin të flasë shqip!

SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, urimeve që artistët bëjnë zakonisht për Ditën e Pavarësisë, ju bashkua dhe Dua Lipa, postimin e së cilës në Instagram në fakt po e prisnim me padurim.


Dua nuk nguroi që para miliona ndjekësve të saj nga e gjithë bota, jo vetëm të postonte një video nga koncerti në Kosovë në muajin gusht, ku sigurisht shfaqet së bashku me flamurin kuq e zi, por edhe të uronte në shqip. “Urime dita e flamurit, me shumë dashuri”-shkruan këngëtarja e “New Rules” bashkangjitur me videon dhe fotot e hedhura.

Gjithsesi, që Dua është krenare për origjinën e saj, kjo tashmë dihet pasi nuk lë rast pa e promovuar Shqipërinë dhe Kosovën. Ajo që nuk dinim është se dhe i dashuri i saj, modeli Isaac Carew, është po ashtu krenar për origjinën e Dua-s, aq sa ka filluar të mësojë dhe shqip.

Kjo duket pikërisht në postimin e Dua-s për Ditën e Flamurit, pjesë e së cilit janë dhe disa foto të saj së bashku me Isaac të rrethuar me ngjyrat tona kombëtare. Nisur nga kjo, ka qenë producenti i këngës “Electricity”, Diplo, i cili ka lënë komentin: “Isaac, shqiptari i nderit”. Për habinë e të gjithëve, modeli ja ka kthyer përgjigjen në mënyrë perfekte gramatikore: “A mund ta përsërisni ju lutem”. Vini re përdorimin e shkronjës “ë”, të cilët shumica prej nesh e kanë harruar fare që ekziston në fjalor.

Ekziston dhe mundësia që për të vazhduar ngacmimin e Diplos, ka qenë Dua që e ka dhënë përgjigjen nga llogaria e të dashurit të saj dhe Isaac nuk di asnjë fjalë shqip, por ne po zgjedhim të besojmë versionin e parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.