Ballina MALISHEVË 28 Nëntori do të shënohet me aktivitete të shumta në Malishevë

28 Nëntori do të shënohet me aktivitete të shumta në Malishevë

SHPËRNDAJE

Në kuadër të shënimit të festës së Flamurit, Komuna e Malishevës ka paraparë të zhvilloj të aktivitete të shumta dhe se janë kryer të gjitha përgatitjet për shënimin e festës së 28 Nëntorit. Kështu u tha mbledhjen rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën sot e drejtoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka thënë se “për nder të 28 Nëntorit, do të mbahen aktivitetet tradicionale të mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës, dhe nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, do të bëhen edhe nderime dhe homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Malishevë, pastaj në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë dhe në Prekaz”.

Po ashtu sipas drejtoreshës Kryeziu-Ramaj, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera kulturore dhe sportive, si turne në pingpong, në shah, në futboll, pastaj shfaqje teatrale dhe aktivitete të tjera, të gjitha në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit.

Përndryshe në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për aktivitete dhe planifikimet për javën e kaluar dhe javën në vijim, ku u tha se shumica e projekteve janë në përfundim e sipër.

Ndërsa inspektorati komunal, ka bërë të ditur se janë duke i bërë inspektimet e rregullta, si dhe janë duke  inspektuar tregun, për zbatimin e vendimit qeveritar për largimin e mallrave, të cilat janë në kundërshtim me rendit kushtetues në Kosovë, e që kanë të bëjnë kryesisht me mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here