Ballina OPINIONE Ndikimi i taksës te prodhuesi vendor dhe konsumatori

Ndikimi i taksës te prodhuesi vendor dhe konsumatori

Shkruan: Burim Bytyçi

SHPËRNDAJE

Ngritja e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake është mundësia e vetme për ta ofruar prodhimin vendor prej qoshes drejtë e në qendër të tregut. Mundësia e vetme në të cilën prodhuesi, tregtari dhe fermeri ynë lokal lirohet prej një tregu të pa sinqertë dhe të pa sigurtë që e kishte nga këto dy shtete dhe ngritet e fuqizohet duke qarkulluar dhe marrë frymë lirshëm brenda lokalitetit të vet.

Ndonëse një vendim i tillë deri dikund është edhe euforik, por edhe i vonuar. Kur them i vonuar është se ka qenë dashtë shumë më herët t’i vëhen masa rigoroze proteksioniste, tregut serb përshkak të jo sigurisë, jo cilësisë, jo sinqeritetit dhe jo reciprocitetit që i bëhet çdoher karshi Kosovës. Mirëpo kur them euforik, është se ka qenë dashtë paraprakishtë të ketë konsultim të brendshëm me ekspert ekonomist, odë ekonomomike, biznese dhe palë të tjera të interesit, kur dihet se shumë biznese nga e marrin lënden e parë, por edhe se sa është kërkesa e elasticitetit të përzgjedhjes së një produkti tjetër nga konsumatori vendor duke pasur në konsideratë kushtet ekonomike të një familje kosovare. Gjithashtu edhe të merret vendim se nëse një taksë e tillë ndodhë, atëher tregu vendor të mos bëjë lëvizje të çmimeve.

Ajo çka është e sigurtë, është se kjo është një goditje e fortë ndaj dy shteteve të përmendura, duke pasur parasysh se tregjet e te dyave orientoheshin kryesisht në tregun e Kosovës, dhe kjo krijon një luhatje të ekonomisë dhe ulje të punësimit te të dy vendeve. Kështu që mbetet të shihet se sa prodhuesit vendor, tani me këtë dhuratë që mund ta quaj kështu, që i është bërë nga shteti, do të mund të shtojnë bashkëpunimin me shtete të tjera duke pasur në konsideratë konston e transportit dhe të çmimeve në lëndë të parë dhe çështje të tjera. Një veprim shtesë edhe më i mirë do të ishte nëse politikat fiskale të shtetit do të ndihmonin edhe në këto dy rrugë në lehtësim të shpenzimeve, në mënyrë që të mos ndikoj në ngritje të produktit final, përshkak rritjes kostos transportit dhe lëndës parë.

Çka kërkohet tani e tutje është që ky vendim i ngritjes së taksës 100%, qoftë nëse qëndron vetëm edhe një ditë apo edhe 100 ditë të tjera, shteti duhet të parandaloj kontrabanden e mallërave serbe duke pasur parasysh se tani prodhuesit e të dy shteteve do të provojnë rrugë të tjera alternative për ta futur me çdo kusht prodhimin e tyre në tregun vendor, e që dihet se kemi shumë rrugë ilegale të cilat ende nuk kontrollohen nga shteti.

Për më tepër, tani mbetet patriotizëm i prodhuesve vendor nëse nuk i ngritin çmimet në konsum bazik; vaj, miell, e të tjera, përndryshe do të ishte jo domethënëse ngritja e kësaj takse, nëse prodhuesi vendor tregohet jo i sinqertë, derisa kemi alternativa të tjera të përzgjedhjes së produkteve, që do me thënë se nuk kemi munges të prodhimit për tu ngritur çmimi, përndryshe një veprim i tillë më së shumti do ta ngarkon konsumatorin tone, sidomos familjet skamnore, po edhe çrregullim të politikës së çmimeve. Kështu që, një masë e tillë do të ishte shumë më me  vend dhe kuptimplote vetëm nëse bashkë me të ngriten edhe politikat adekuate fiskale për ta mbrojtur prodhuesin vendor, që tregu të vazhdoj pa u vërejtur fare me çmime reale dhe të kapshme për konsumatorin fianal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.