Ballina LAJME Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshjen me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe...

Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshjen me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka nënshkruar marrëveshjen për avancimin e pozitës së të rinjve në fushat e sportit, kreativitetit kulturor dhe garave në dituri, me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport (KNRS), Rexhep Hoti. Për këtë qëllim, kryetrari Begaj, i ka pritur sot në takim, koordinatorin Hoti dhe zëvendësministrin e MASHT-it, Azem Guri.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përcaktimi i angazhimeve të ndërsjella në realizimin e projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sporti në Republikën e Kosovës. Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi, synim ka përforcimin e kapaciteteve intelektuale, kulturore e sportive të rinisë, si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.

Projektin për avancimin e pozitës së të rinjve në fushat e sportit, kreativitetit kulturor dhe garave të diturisë, e përkrahë dhe e mbështetë në realizim edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në këtë projekt, sipas koordinatorit për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti, do të përfshihen rreth 340 mijë nxënës të shkollave në Republikën e Kosovës, përfshi edhe nxënësit nga Komuna e Malishevës.

Bazuar në këtë marrëveshje, të dy palët, obligohen të bashkëpunojnë dhe të asistojnë në implementimin e projekteve të përbashkëta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here