Ballina LAJME Familja nga Malisheva, të cilës iu vranë dy djemtë, ka një mesazh...

Familja nga Malisheva, të cilës iu vranë dy djemtë, ka një mesazh për presidentin Thaçi

SHPËRNDAJE

Po bëhen tetë muaj qëkur dy vëllezërit nga fshati Plloqicë e komunës së Malishevës, Shani e Bahri Maloku, njëri 44 e tjetri 33 vjeç, u vranë me breshëri plumbash nga disa persona që kishin hyrë në shtëpinë e tyre për të vjedhur. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë kushërinjtë të viktimave. Mirëpo, familja Maloku po thotë se institucionet e shtetit nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e këtij rasti

Në shtëpinë e familjes Maloku në Plloqicë të Malishevës, në marsin e vitit të kaluar kishin qëndruar Presidenti Thaçi dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Të dy këta për t’u shprehur ngushëllime Malokëve pas vrasjes së dy djemve të tyre në mesnatën e 9 marsit të këtij viti.

Presidenti e Ministri i Drejtësisë, ishin zotuar para familjarëve të viktimave se do të punojnë deri në fund për zbardhjen e këtij rasti.

Por edhe pas tetë muajve, familja Maloku, thotë se nuk di asgjë për motivet e vrasjes së djemve të saj.

Kjo familje, përmes një letre publike po kërkon nga ana e institucioneve kosovare që të punojnë për zbardhjen e shpejtë të rastit.

“Në mëngjesin e ditës që u vranë presidenti i vendit dha deklaratë publike dhe u bëri thirrje organeve të rëndit për zbardhjen e rastit, po ashtu edhe institucionet e tjera duke filluar nga ministria e drejtësisë, FSK’së, Kuvendi Komunal u zotuan se do të punonin në zbardhjen sa më të shpejt të rastit”, thuhet në letrën e familjes.

Sipas, familjes Maloku përkundër zotimit të madh të krerëve të shtetit se rasti do të zbardhej sa më shpejt familja ende janë në pritje dhe ankth prej marsit.

“Ende nuk ka ndonjë sinjal se fajtorët do të dënohen për dhimbjen që ua shkaktuan”.

Familja Maloku tash po deklaron se kohëve të fundit është shqetësuar nga persona të ndryshëm, familjarë dhe persona të afërm të personave që po mbahen në paraburgim.

“Po ashtu gjatë kesaj kohe familja është shqetësuar nga njerëz të ndryshëm familjar dhe tê afërm të personave që mbahen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen, të cilët mundoheshin të ndryshonin motivin e vrasjes, vinin ne familje dhe u munduan të bindnin të tërhiqnin padinë për te cilën vetë familja nuk është përgjegjëse”, shpreh shqetësimet e saja familja Maloku.

Familja Maloku u bënë thirrje te gjitha organeve kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

Ndërkohë, me rastin tashmë po merret Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Ndryshe, viktimat Shani Maloku (44 vjeç) dhe Bahri Maloku (33 vjeç) kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në Shtëpin e Shëndetit në Malishevë njëri prej tyre, gjegjësisht në QKUK tjetri.

44-vjeçari kishte qenë pjesëtar i FSK-së, i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ndërsa, edhe i vëllai tjetër përveç gruas ka lënë pas edhe dy fëmijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here