Ballina AKTUALE Thaçi s’e harron partinë, këmbëkryq në një odë në Malishevë me anëtarët...

Thaçi s’e harron partinë, këmbëkryq në një odë në Malishevë me anëtarët e PDK-së

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, kanë qëndruar në odën e Adil Thaçit nga Mirusha.


Kjo është bërë e ditur nga vet Kilaj i cili nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka publikuar foton e kësaj neje.

Por, që nuk ka dhënë më tepër informacione lidhur me arsyen e kësaj vizite të Thaçit e cila vjen krejtësisht papritur dhe mu në kohën e zgjedhjeve të brendshme që shumë shpejtë priten të ndodhin në PDK.

A do të thotë se kjo vizitë ka të bëjë pikërisht me këto zgjedhje? Mbetët të shihet në ditët në vijim, siç mbetët për tu kuptuar fakti se a po kalojnë këtë zgjedhje nën një presion të madh brenda PDK-së e që duhet ndërhyrja edhe e vet Thaçit si ish kryetar i kësaj partie për t’i qetësuar gjakrat brenda këtij subjekti!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here