Ballina AKTUALE Grafite të Thaçit me Putinin shfaqen në Prishtinë

Grafite të Thaçit me Putinin shfaqen në Prishtinë

SHPËRNDAJE

Në mëngjesin e sotëm në Prishtine në shumë lokacione si tek Qendra Studentore, tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës, janë parë grafite me portretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin me mbishkrimin “Veriu nuk është Krimea”

Ende nuk dihet se kush i ka vendosur këto grafite, raporton kallxo.com.

Ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Rusisë Vladimir Putin nga i cili ka marrë përkrahjen për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, mirëpo ky takim ka ngjallur debat të madh në Kosovë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here