Ballina MALISHEVË Bizneset e Turjakës, e pajisin shkollën e tyre me kamera të sigurisë

Bizneset e Turjakës, e pajisin shkollën e tyre me kamera të sigurisë

SHPËRNDAJE

Komuniteti i bizneseve nga fshati Turjakë i Malishevës, e ka pajisur me kamera të sigurisë shkollën e fshatit, me qëllim të krijimit të sigurisë më të madhe në shkollë dhe për nxënësit e tyre. Për këtë donacion, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Fehmi Agani” në Turjakë, i ka falënderuar të gjitha bizneset e fshatit të tyre.

Drejtori i SHFMU “Fehmi Agani”, Agron Zogaj, i ka falënderuar të gjitha bizneset e fshatit të Turjakë, të cilët i kanë dhënë mjetet për sigurimin dhe vendosjen e kamerave në objektin e shkollës, me qëllim të krijimit të sigurisë më të madhe në shkollë, si për objektin e shkollës, ashtu edhe për nxënësit.

Sipas Zogajt, projekti për vendosjen e kamerave, është bërë nga shkolla, ndërsa komuniteti i biznesit në Turjakë dhe realizimin e këtij projekti e ka quajtur “shembull të mirë të bashkëpunimit mes komunitetit të biznesit dhe shkollës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here