Ballina LAJME “Takimi i Vuçiqit dhe Thaçit nuk është vendimtar”

“Takimi i Vuçiqit dhe Thaçit nuk është vendimtar”

41
0
SHPËRNDAJE

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrici ka deklaruar se është takim shumë i rëndësishëm sonte ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.


Megjithatë, ai ka shtuar se takimi nuk është vendimtar, por është pjesë e procesit që është i rëndësishëm.

“Është e rëndësishme se ky takim po mbahet dhe se të dyja palet kanë treguar gatishmëri që ky proces të vazhdojë dhe që të vazhdojnë të flasim me ndihmën e përfaqësuesës së lartë të BE-së”, ka thënë Fabrici në panelin “Vlerësimi i stabilitetit dhe sigurisë – situata në Ballkanin Perëndimor” në kuadër të javës së gjashtë të NATO-s në Beograd.

Ai ka thënë se konsistenca e politikës së BE-sa ndaj Ballkanit Perëndimor është gjetja e zgjidhjes për Kosovën, duke shtuar se është e rëndësishme zgjidhja gjithëpërfshirëse e cila do të ishte bazë për të ardhmen.

“Serbia duhet ta konsideroj të ardhmen e saj me optimizëm i cili do të arrihet me bashkëpunimin rajonal dhe besojmë se marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk do të jetë e ardhme për këtë dy vende, por do të jetë shembull i mirë dhe hap i cili duhet të vlejë edhe për vendet e rajonit”, ka theksuar Fabrici.

Ai ka shtuar se BE-ja nuk dëshiron që NATO-ja ta zëvendësojë Bashkimin. Sipas tij, NATO-ja do ta respektojë neutralitetin ushtarak të Serbisë dhe këtë BE-ja e respekton.

Thaçi dhe Vuçiq takohen sonte në Bruksel, pas orës 18:00.