Ballina LAJME Malisheva prinë në punësim të punëtorëve me nevoja të veçanta

Malisheva prinë në punësim të punëtorëve me nevoja të veçanta

121
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj sot pati një takim pune me punëtorët me nevoja të veçanta të punësuar në disa departamente të komunës.


Begaj në bashkëbisedim me ta tha “ Ndihem mirë në këtë takim me ju, ju përgëzoj për punët që kryeni në departamentet tuaja të punës, ju jeni shembulli i shoqërisë sonë, jeni shembulli i të barabartëve në të gjitha fushat, kjo dëshmohet me shkollimin akademik tuajin dhe cilësinë e shërbimeve që u bëni qytetarëve gjatë orarit të punës, në përmbushjen e kërkesave të tyre, unë do të vazhdoi të ju mbështesë në integrimet e më tejshme, juve dhe gjithë të tjerët e me specifikacion të veçantë në punësim tuaj”, përfundon Begaj.

Të punësuarit Arben Krasniqi, Fakulteti i Edukimit, drejtimi Gjeografi – Edukatë Qytetare, Elfete Zogaj Sociologe dhe Atifete Gashi Fakulteti Ekonomik. Ata u shprehen se Komuna e Malishevës prijnë në punësim të punëtorëve me nevoja të veçanta para shumë komunave tjera në Kosovë, këtë e theksoi, Sociologëja, Elfete Zogaj, pas një hulumtimi që kishte bërë në disa regjione të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, u zotua para tyre se do të vazhdoi edhe në të ardhmen ta kem për prioritet punësimin e kësaj kategori të shoqërisë sonë, se vetëm me këtë integrim, tregojmë vlera dhe barazi shoqërore e ligjore.