Ballina SPORT Roma arrin fitore të madhe në Moskë, afër kualifikimit

Roma arrin fitore të madhe në Moskë, afër kualifikimit

16
0
SHPËRNDAJE

Roma ka arritur një fitore të madhe sonte në Moskë kundër CSKA’së. Ata kanë fituar me rezultat 2-1, një fitore kjo që i dërgon ata në kuotën e 9 pikëve dhe marrin vendin e parë deri në ndeshjen e Real Madridit kundër Viktoria Plzen që zhvillohet sonte në Çeki


Roma ka marrë gjashtë pikë të plota nga dy përballjet me CSKA’në e Moskës, pasi e ka mposhtur atë në Luzhniku Stadium sonte.

Që në pjesën e parë Roma ishte një skuadër më e mirë dhe arriti që të shënonte gol në minutën e 4’të te ndeshjes me Manolas.

Rusët tentuan që të kthehen në rezultat por nuk e arritën këtë në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë CSKA ishte shumë më e mirë dhe pas pesë minutave lojë shënuan golin e barazimit. Arnor Sigurdsson ishte realizator i realizator në minutën e 50’të.

Por, gjërat u vështirësuan shumë për CSKA’në, pasi që në minutën e 56’të me karton të kuq u ndëshkua Magnusson.

Pas këtij përjashtimi Roma reagoi në minutën e 59’të duke rikthyer rezultatin e ku shënoi Pellegrini një gol të bukur.

CSKA tentoi që të barazoi këtë por nuk ja arriti edhe pse vazhdonin të bënin presion tek italianët me një lojtar më pak.

Me këtë fitore Roma ngjitet në vendin e parë më nëntë pikë, por atë mund t’ja merr Real Madridi pasi të luan sonte ndeshjen kundër Viktoria Plzen në Çeki. /GazetaExpress/