Ballina LAJME Raporti i OKB-së: Situata në Kosovë e qetë por tensionet janë rritur

Raporti i OKB-së: Situata në Kosovë e qetë por tensionet janë rritur

25
0
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjitshëm i OKB-së, Antonio Guteres, nëpërmjet raportit për Kosovën ka përshëndetur vendosmërinë e Prishtinës dhe Beogradit për të arritur deri tek normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke paralajmëruar se disa incidente që rezultojnë nga tensionet ndëretnike janë regjistuar në tre muajt e fundit.


Sipas këtij raporti, gjendja e sigurisë në Kosovë, gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport, ka mbetur e qetë edhe pse tensionet ndëretnike janë rritur, transmeton lajmi.net

Guteres ka përshëndetur vendosshmërinë e Kosovës dhe Serbisë për dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe në të njëjtën kohë, vlerësoi udhëheqësit në të dyja anët për angazhimin dhe vendosmërinë e treguar në procesin e zgjidhjes së çështjeve të hapura.

“Jam i shqetësuar për tensionet që lidhen me zonat e veçanta të mbrojtura”, tha shefi i OKB-së, duke komentuar zhvillimet rreth manastrit të Deçanit dhe gjithashtu duke paralajmëruar detyrimet që lidhen me mbrojtjen e trashëgimisë fetare.

Gjithashtu Guteres ka cilësuar se deklaratat e udhëheqësve serbë dhe kosovarë për demarkacionin kanë shkaktuar shqetësim të madh për serbët e Kosovës, e po ashtu edhe keqkuptimet midis Beogradit dhe udhëheqësve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Kosova ishte përsëri në rendin e ditës së fundmi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, pas një ndërprerje gjashtë mujore me kërkesë të SHBA-ve, Britanisë dhe Frances që kjo temë të mos diskutohet çdo 3 muaj.

Këshilli i Sigurimit momentalisht udhëheqet nga Kina.

I njëjti mbledhjen e fundit për Kosovën e ka mbajtur me 18 maj, kur gjashtë anëtarë perëndimorë të organizatës u zotuan të ndryshojnë formatet e përkushtuara ndaj Kosovës, e që përsëri u kundërshtuan fuqishëm nga Rusia, Kina dhe Serbia.