Ballina SPORT Shaqiri: Njerëzit duhet ta dinë se kush jam unë, meritoj më shumë...

Shaqiri: Njerëzit duhet ta dinë se kush jam unë, meritoj më shumë respekt!

55
0
SHPËRNDAJE

Xherdan Shaqiri padyshim është njëri nga lojtarët më të mirë shqiptarë që ka treguar vetën në futboll duke luajtur për ekipe të mëdha si Bayern Munich, Inter dhe tani tek Liverpooli


Ylli i Liverpoolit po kalon momente të mira te skuadra e tij e re dhe është ambientuar mjaftë shpejt që nga transferimi i tij nga Stoke City, transmeton GazetaMetro.

Jurgen Klopp është mjaft i kënaqur me atë se çfarë po tregon Shaqa në fushë dhe e pranon që e ka të vështirë ta lë atë në bankë rezervë.

27 vjeçari nga Zhegra në njërën nga intervistat e fundit ka thënë se nuk ndjen presionin e ta barturit fanellën e një klubi të madh si Liverpooli, pasi thotë që edhe në të kaluarën ka luajtur në një skuadër të madhe, ajo e Bayern Munichut.

“Rënia nga kategoria me Stoke Cityn ishte një eksperiencë e keqe për klubin dhe për mua dhe unë shpresoj që ata të kthehen përsëri në Premier Ligë sa më shpejt të jetë e mundur,” ka thënë Shaqiri.

“Por pavarësisht asaj që ndodhi, unë jam fitues i Champions League. Dhe unë mendoj se kjo kërkon respekt. Njerzit duhet të kujtojnë ku kam luajtur unë më parë, cilësitë që unë kam dhe ato çfarë unë kam arritur.

Unë kam luajtur për skuadrën më të madhe në botë në Mynih dhe përsëri po luaj me një nga ekipet më të mëdha. Kështu që unë nuk ndjej ndonjë presion nga fanella e Liverpulit.

“Kur kthehem në Mynih, fansat më tregojnë se sa i dashur jam unë atje, dua që kjo të ndodh edhe këtu. Pse jo edhe për herë të dytë?,”.