Ballina MALISHEVË Përurohet objekti i shkollës në Llazicë

Përurohet objekti i shkollës në Llazicë

32
0
SHPËRNDAJE

Sot në fshatin Llazicë, është bërë hapja e objektit të ri të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët ‘Gjergj Fishta”, të cilën e ka ndërtuar Komuna e Malishevës. Në ceremoninë e hapjes së objektit të ri të kësaj shkolle, morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, Ministri i MASHTK, Shyqiri Bytyqi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep Mazreku, zëvendësministri i MPMS-së, Çerkin Dukolli, zëvendësministri i MBPZHR-së, Vesel Krasniqi, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi dhe zyrtarët të tjerë.


Në fjalimin e rastit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se “investimi në arsim, është investimi më i mirë dhe kërkoi rritje të cilësisë dhe punë e përkushtim në arsimimin e të rinjve”, Po ashtu zëvendëskryeministri Limaj, kërkoi nga mësimdhënësit, që të mos heqin dorë nga atdhe dashuria dhe këtë dashuri për vendin, të ju mësojnë edhe nxënësve.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjithashtu kërkoi nga të gjithë që të punojnë më shumë për vendin, përfshi edhe shkollat, pasi ndërtimi i objekteve shkollore, po bëhet me qëllim të krijimit të kushteve dhe hapësirës së mjaftueshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie, dhe për këtë janë dhe do të vazhdojnë të mbeten të përkushtuar, ku arsimi dhe investimet në arsimin, do të jetë prioritet mbi prioritete. Kryetari Begaj, i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, për objektin e ri të shkollës.

Ndërsa Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shyqiri Bytyqi, e ka përgëzuar Komunën e Malishevës, për përkushtimin e saj, për investime të mëdha që ka bërë në objektet shkollore në pesë vitet e fundit, duke ndërtuar 15 shkolla. Pasi i ka uruar të gjithë për objektin e  ri të shkollës, ministri Bytyqi, foli edhe për angazhimin e ministrisë, në rritjen e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe studentët, e në mesin e këtyre kushteve është ndërtimi i objekteve të reja, standarde dhe me hapësirë të mjaftueshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Drejtori i SHFMU “Gjergj Kastrioti”, Fadil Javori, i ka falënderuar të gjithë për këtë investim të madh në shkollën e tyre, pasi nga tani kjo vatër shkollore, ka hapësirën e nevojshme, por edhe kushtet më të mira për mësim. Ai po ashtu ka folur edhe për historikun e shkollës.