Ballina AKTUALE Daçiq: Perëndimi po kërkon nga ne që ta ndalim aksionin, mos t’i...

Daçiq: Perëndimi po kërkon nga ne që ta ndalim aksionin, mos t’i irritojmë shqiptarët

SHPËRNDAJE

“Vendet perëndimore kërkojnë nga Serbia që ta ndërpresë aksionin diplomatike e cila me sukses po ndikon në vendet që e kanë njohur Kosovës që ky qëndrim të rishqyrtohet ose anulohet”.


Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për “Vecernje Novosti” që bohet të hënën.

“Pala shqiptare po ankohet tek perëndimorët për muaj, kurse Perëndimi kërkon që ta ndalojmë këtë aksion, sepse i kemi irrituar shqiptarët, si dhe, po i bën dëm dialogut, derisa lobimi për njohje të reja i tyre dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është në rregull”, ka thënë Daçiq, transmeton Ballkani.info.

Daçiq të dielën pas takimit me ministrin e Jashtëm të Grenadës, ka thënë se ky vend e ka tërhequr njohjen për Kosovën, mirëpo kjo është demantuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Ai ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Edhe me rastin e votimit për anëtarësimin e tyre në Interpol do të shihni se kjo nuk është gjë e kryer dhe se është listë e rrejshme e Prishtinës për numrin e njohjeve të pavarësisë. Por unë mund të garantoj se Kosova nuk do të pranohet në Interpol”, ka thënë Daçiq.

Votimi në Interpol do të bëhet më 21 nëntor në Dubai. /Ballkani.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here