Ballina SPORT ​“Viniciusi ishte afër kalimit në Barcelonë”

​“Viniciusi ishte afër kalimit në Barcelonë”

SHPËRNDAJE

Ish-agjenti i Vinicius Junior, Josep Maria Minguella, ka bërë të ditur se klienti i tij, tani lojtar i Real Madrid, fillimisht e kishte arritur një marrëveshje më Barcelonën dhe kishte shumë afër transferimit aty, mirëpo në fund kishte fituar Real Madridi.

Performanca e brazilianit mbrëmë në ndeshjen e vlefshme për Copa Del Rey kundër Melilas ka bërë të besohet se Vinicius është shumë afër për ta zënë një vend në formacionin e parë të Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Braziliani pati një paraqitje të mrekullueshme kundër këtij klubi të nivelit të tretë të futbollit në Spanjë. Ai e asistoi njërën nga katër golat e shënuara nga skuadra e Santiago Solarit në këtë ndeshje.

“Vinicius ishte në Barcelonë dhe kishte arritur një marrëveshje me Barcelonën, por Real Madridi e fitoi garën për shkak se pagoi më shumë para. Viniciusi i kishte kushtuar Real Madridit 61 milionë euro. 45 milionë euro ishte klauzola e lojtarët, 8 milionë për familjen e lojtarin dhe tjerat shkuan për ndërmjetësuesit”, ka zbuluar Minguella. /Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.