Ballina SPORT ​Kosova ngrihet më lart në renditjen e FIFA-s, Shqipëria 3 vende më...

​Kosova ngrihet më lart në renditjen e FIFA-s, Shqipëria 3 vende më poshtë

SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Kosovës është ngritur një vend më lart në ranglistën e re të publikuar sot nga FIFA. Në ranglistën e kaluar, Dardanët radhiteshin në vendin e 138-të, ndërsa tani janë në pozitën e 137-të.


Kosova e ka arritur pozitën më të lartë në histori në këtë ranglistë të publikuar nga FIFA për muajin tetor. Ajo është ngritur për tri vende në krahasim me listën e publikuar në gusht, raporton Gazeta Express.

Kjo ngritje e Kosovës vjen pas ndeshje të zhvilluara në muajin tetor në kuadër të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e parë, kur e kishte pritur Maltën në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova kishte siguruar fitore me rezultat 3-1.

Ndërsa, në ndeshjen e dytë, kundër Ishujve Faroe, Dardanët kishin barazuar me rezultat 1-1.

Këto dy rezultate kanë bërë që Kosova të jetë në vendin e parë të grupit 3 të Ligës D në kuadër të Ligës së Kombeve, si dhe kanë bërë që Kosova të ngrihet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.

Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në renditjen e këtij muaji në krahasim me renditjen e kaluar. Në shtator, kuqezinjtë kishin qenë në pozitën e 57-të, ndërsa në renditjen e publikuar sot, ata radhiten në vendin e 60-të.

Shqipëria ka rënë tri vende më poshtë pas ndeshjeve të zhvilluara këtë muaj, asnjërën prej të cilave nuk arritën ta fitojnë. Ndeshjen miqësore me Jordaninë e kishte barazuar me rezultat 0-0, ndërsa ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve me Izraelin e ishte humbur me rezultat 2-0.

Renditja e ardhshme e FIFA-s do të publikohet më 29 nëntor të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.