Ballina MAGAZINE Gjatë kohës së lirë këtë gjë e bën Majku

Gjatë kohës së lirë këtë gjë e bën Majku

37
0
SHPËRNDAJE

Është një nga reperët më së shumti i angazhuar me mbrëmje muzikore.

Por, kur ka kohë të lirë, Majk e shfrytëzon sipas qejfit të tij, shkruan Ballkani.info.

Ai sonte në rrjetet sociale ka hedhur disa fotografi ku shihet se është në shtëpinë e tij, teksa po shikonte filmat e preferuar.

Po ashtu, në një nga fotot shihet edhe një gotë që ai ka pirë… E se përse Majk po pi vetëm… e di vetëm ai.

Kujtojmë që para disa ditësh ai në Instastory ka publikuar një fotografi ku tha se shumë shpejt do e publikojë një projekt të ri muzikor por nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me këtë fakt.