Ballina BOTË Në ditën kur shpalli largimin nga OKB, Nikki Haley ia bëri një...

Në ditën kur shpalli largimin nga OKB, Nikki Haley ia bëri një favor Kosovës

SHPËRNDAJE

v ka dhënë dorëheqje ditë më parë nga posti i ambasadores së SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në ditën kur ka dhënë dorëheqje ajo i kishte shkruar një letër sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ku i kërkonte që UNMIK-u të tërhiqet nga Republika e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Letra është dërguar me 9 nëntor, në të njëjtën ditë që Nikki Haley njoftoi se do të jap dorëheqje. Letra iu dërgua sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, shkruan Gazeta Express.

Në atë letër Haley ka thënë se mbështet synimet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të OKB-së, për ruajtjen e paqes në botë.

Haley e ka cilësuar si një sukses të misionit të UNMIK-ut ruajtjen e paqes karshi një konflikti kompleks siç ka qenë situata në Republikën e Kosovës.

Megjithatë në letrën e saj, ajo thotë se vazhdimi i misionit të UNMIK-ut në mënyrën siç është vetëm do të mbajë peng kohën dhe burimet e misionit të OKB-së.

Prandaj në letrën e saj dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Haley kërkon që të ndërmarrin një strategji dhe të hartojnë një plan për largimin e UNMIK-ut nga Republika e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here