Ballina SPORT Fjalët e para të portierit të Cityt pas aplikimit për pasaportë të...

Fjalët e para të portierit të Cityt pas aplikimit për pasaportë të Kosovës (FOTO)

146

Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi sot ka aplikuar për të marrë pasaportën e Kosovës, që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës në futboll.


Ai sot ka aplikuar për pasaportë në Konsullatën e Kosovës në Zurich të Zvicrës.

19-vjeçari tani është portier te skuadra e Manchester Cityt.

Muriqi pas aplikimit për pasaportë e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook dhe një fjali të shkurtër, transmeton ballkani.info.

“For Kosovo” (Për Kosovën) ka shkruar Muriqi.

Muriqi ka lindur në Zvicër, por ka prejardhje nga Mali i Zi, përkatësisht nga Rozhaja. Po ashtu, ka luajtur tri ndeshje për U-21 të Malit të Zi. /Ballkani.info/