Ballina MAGAZINE Dua Lipa në ballinën e Billboard, krenare që përfaqëson Londrën e Prishtinën...

Dua Lipa në ballinën e Billboard, krenare që përfaqëson Londrën e Prishtinën (FOTO)

231
0
SHPËRNDAJE

Këngëtarja kosovare Dua Lipa është në ballinën e Billboard së bashku me dy yjet e tjerë të muzikës, Post Malone e Ella Mai.

Billboard në artikullin me intervistë të gjatë me të tre yjet, e përshkruan këngëtaren shqiptare si diva e re e “dance-pop”, transmeton Koha.net.

“Me bashkëpunimet e mençura Dua Lipa është bërë diva e ‘dance-pop’ në traditën e hershme si Lady Gaga e Britney Spears. E ajo beson se kjo ka ndodhur për shkak se nuk dëshironte të bashkëpunonte derisa të ndërtonte brendin e saj”, shkruan Billboard.

Në këtë intervistë Dua Lipa thotë se është krenare që e përfaqëson Londrën e Prishtinën.

“Jam shumë mirënjohëse që kam kombësi të dyfishtë, të përfaqësoj Londrën e Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për katër vjet para se të shpërngulesha në Londër, dhe kur kam lansuar këngën e parë të gjitha klikimet kanë ardhur nga Kosova. Që të gjitha. Nëse fitoni, duhet të shikoni gratë e reja që po të shikojnë dhe të sigurohesh që ato ta dinë se mund të vishë nga një vend si Kosova e të bësh çfarë të duash”, është shprehur Dua Lipa.